Plagosja e trefishtë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Aktuale

Plagosja e trefishtë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Më: 23 maj 2024 Në ora: 08:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli. Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Po është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Qavolli.

I dyshuari kryesor për plagosjen e mbrëmshme, Agron Gashi ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.

Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat