Gërxhaliu: Shqetësues rënia e numrit të qytetarëve që jetojnë në Kosovë

Aktuale

Gërxhaliu: Shqetësues rënia e numrit të qytetarëve që jetojnë në Kosovë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 09:01
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e quan kampanjë elektorale përdorimin e shifrave të mëdha nga institucionet për numrin e të punësuarve në Kosovë.

Sipas tij, nuk ja vlen as të komentohen deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, rreth krijimit të rreth 90 mijë vendeve të reja të punës.

Kjo, për shkak që si ç thotë Gërxhaliu sikur të krijoheshin vende të reja të punës nuk do të kishte rënie të eksporteve.

“Komentet që vijnë nga insititucionet qeveritare sa i përket punësimit në Kosovë nuk ja vlen edhe të komentohen është mëse e vërtetë që Kosova po zbrazet, është mëse e vërtetë që nga Kosova po iket dhe po të kemi do të thotë një sektor privat aq të zhvilluar dhe të krijohen vende të reja të punës, atëher definitivisht nuk do të kishim rënie të eksporteve nuk do të kishim një numër kaq të vogël të investimeve të huaja qoftë direkte, qoftë indirekte nuk do të kishim rritje të importeve dhe me siguri diaspora do të investonte në prodhim, në teknologji, në edukim dhe jo vetem në konsum”, është shprehur Gërxhaliu për EO.

Ai shton se në Kosovë shkalla e papunësisë është mjaft e madhe.

Derisa ka edhe një pyetje për institucionet e vendit.

“Në këtë drejtim kuptohet që është një vit zgjedhor, kampanjat politike pothuajse kanë filluar dhe është për të ardhur keq se si insitucionet e Kosovës nuk e dallojnë termin regjistrim apo zyrtarizim të punësuarve e jo punësim, dhe në këtë drejtim besoj që në Kosovë kemi një shkallë shumë të madhe të papunësisë, në qoftëse ju referoni të dhënave statistikore Kosova ka afër 1 milionë e 150 mijë qytetarë të gatshëm për punë duke pasur parasysh se në sektorin publik janë të punësuar afër 470, në zyre të punësimit presin masksimum 51 mijë, dhe lind pytja ku ështe fati i 700 mijë qytetarëve të tjerë të Kosovës prandaj është një shifër shumë më tepër e frymëzuar nga dimensioni politik dhe zgjedhor se sa është real dhe kontribut ekonimik dhe social i qeverisë aktuale”, ka shtuar ai.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka folur edhe për fenomenin e ikjes së qytetarëve nga vendi, duke thënë se në Kosovë po ndodhë një ikje e heshtur.

Por, ka shtuar se mëkati më i madh në këtë drejtim është se përse askush nuk kërkon llogaridhënie se qfarë po bëhet nga Qeveria në këtë drejtim.

“Është e vertetë që në Kosovë është një fenomen dhe po ndodh një ikje e heshtur dhe në këtë drejtim nuk ka reagim nga qeveria, dhe besoj që mëkati më i madh që po i bëhet Kosovës është fakti që po numërohen të ikurit, por askush nuk e kalkulon atë, apo nuk kërkon llogaridhënie çka po bëhet nga ana qeveritare që qytetarët të rimbesin në Kosovë”, është shprehur ai.

Ai thotë se një ndër sëmundjet më të mëdha që i ka ndodhur Kosovës në vitin 2023, dhe në këta muaj të vitit 2024 është ikja masive.

“Ndoshta është dashtë të mendojmë më tepër në aspektin social dhe shëndetsor. Pse nuk miratohet ligji për sigurime shëndetësore, pse nuk ka lehtësira në shëndetsi, pse nuk rriten pagat dhe përgjegjësia në këto sektore dhe tek atëherë mund të motivohen ndoshta të rinjtë që të mbesin në Kosovë. Prandaj vërtetë një ndër sëmundjet më të mëdha që po i ndodhë Kosovës në vitin 2023, dhe fillimi i vitit 2024 është një ikje masive, një ikje e cila ndoshta në të parë nuk lë gjurmë, por me kalimin e kohës vëtetë do të jetë një indikator mjaft shqetësues”, ka thënë ndër të tjera Gërxhaliu.

Gërxhaliu, ka folur edhe për stagnimin e investimeve në Kosovë, duke shtuar se derisa nga politikanët e vendit tonë përmendet lufta apo edhe ndonjë konflikt i mundshëm atëherë ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës.

“Në qoftë se çdo ditë kemi një okabular të tillë të shprehjeve nga politik bërësit kryesor se në Kosovë dotë ketë luftë, do të ketë sulme do të ketë terrorizëm është dëmi më i madh që mund t’ia bëjnë Kosovës në heshtje, prandaj besoj që dialogu dhe partneriteti nuk kanë alternativë. Çdo devijim apo hap i marrur nga institucionet pa kordinim me SHBA-në është në dëm të Kosovës dhe në këtë drejtim besoj që duhet të kuptohet që vetëm me aleatë dhe me miq mund të ecë Kosova përpara”, është shprehur Gërxhaliu.

Shton se çdo lëkundje për ta minuar partneritetin me SHBA-në dhe vendet mike evropiane është përsëri në dëm të Kosovës.

“Armata apo armatimi më modern edhe më i fuqishëm që posedon Kosova është partneriteti me SHBA-në, dhe me vendet mike evropiane dhe në këtë drejtim se të kemi partneritet me ta Kosova do të ketë siguri, Kosova duhet të ketë prespektiv dhe ardhmëri. Çdo lëkundje apo devijim për të minuar këtë partneritet është në dëm të Kosovës dhe në interes të armiqve të Kosovës, prandaj besoj që është koha kur duhet të promovohet një frymë e re pro-amerikane, pro-evropiane demokratike ku definitivisht imazhi i Kosovës do të përmirësohet”, ka thënë Gërxhaliu.

Është paralajmëruar së numri i popullsisë në vend do të jetë më i vogël sesa ai i vitit 2011.

E, për këtë Gërxhaliu ka pohuar se kjo është shqetësuese, pasi sipas tij parashikimet dhe planifikimet për projekte kapitale lidhen me numrin e popullsisë.

“Parashikmet dhe planfikimet për projekte të ndryshme kapitale janë shumë të lidhura me numin e popullatës dhe në këtë drejtim me të vërtetë është shqetësuese që kemi një numër më të v ogël të qytetarëve të Kosovës se sa në të kaluarën por dua të besoj që është koha kur duhet vërtetë të kemi kampanja vetëdijësuese për të motivuar qytetarët për të jetuar në Kosovë, për të krijuar kushte më të mira dhe ato kushte duhet të jenë obligim dhe definitivisht performanc e qeverisë deri më tani. Vertetë pritjet kanë qenë shumë më të mëdha se sa që është realizuar, por besoj që demokrafia është një ndër shtyllat kryesore të zhvillmit ekonomik qoftë në aspektin kohor afat –shkurtë, qoftë afat- mesëm, qoftë afat-gjatë” , ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat