“Mos u dorëzo Sali Tropoja”, Lajçi viziton Berishën, zbulon porosinë që ia la: Ky është pengu që prisja rastin t’ia ktheja

Aktuale

“Mos u dorëzo Sali Tropoja”, Lajçi viziton Berishën, zbulon porosinë që ia la: Ky është pengu që prisja rastin t’ia ktheja

Nga: A.Zh Më: 23 maj 2024 Në ora: 12:49
Sali Berisha dhe Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka vizituar dy ditë më parë në shtëpinë e tij ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Ai i ka kërkuar Berishës që të mos dorëzohet, përballë sfidës së arrestit shtëpiak, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajçi ndër tjerash, ka zbuluar se ishte Berisha, ai që i kishte ofruar transfer në Stamboll me shpenzime të tij, në kohën kur aktori ishte shumë i sëmurë me Covid-19, përcjell Bota sot.

Image
Sali Berisha dhe Çun Lajçi

Reagimi i plotë i tij, në Facebook:

Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë!

Tri t'bamet e mira t'Sali Berishës, (heqi ato që bani për shtetin e eglave), që me shtynë të marr rrugë drejt "dritares" nga e cila e sheh nji pjesëz qielli e ca çati Tirane, për ta lëshuar zanin tim jehonë, për lirinë e njeriut që e sakrifikoi nji jetë, për mirëqenjen e të tjerëve dhe të atdheut t'hequr n'vargojt e diktaturës, ishin:

- Dekreti për shtetësinë shqiptare me 1995!

- Telefonata në repartin e Pulmologjisë, kur po vdisja nga Covidi, e Sali Berisha po m'ofronte transfer n'Stamboll me shpenzimet e veta,

Dhe

- Osman Rrustemi, xhaxhai im, ballisti, i përndjekuri i UDB-së, të cilit Dr. Berisha ia besoi Gitën t'ia rriste si fëmiun e vet, ishin pengu që po mbaja n'zemër dhe po prisja rastin që t'ia ktheja, njeriut i cili u ba breva e diktaturës dhe lulja e demokracisë!

Këto me rrokullisën Fanit tëposhtë, (jo paraja, se akoma s'jam n'shitje), për ti mbështetë shkallët të ajo "dritare lirie" e për ta ngritur zanin për lirimin e njeriut që e solli Bushin n'Tiranë, për ta shpallur nga aty Kosovën shtet të pamvarur! (Kjo iu kujtohet besoj)!

- Edhe artisti e pret momentin që fjala e tij artistike të ngjizet me kohën dhe t'bahet dhamb kohe, ndaj shkova, jo t'fyej njenin e t'përkrah tjetrin, (se nuk me takon t'fus hundet n'politikën që s'e njoh, se artisti s'jeton pa popullin), por ta mbështes mocanikun tim, që rrin i ngujuar, jo për t'zezat e tija, (se për t'zeza do të duhej t'burgoseshin ata që mbajnë kumonën varur n'fyt), por nga inati, trishtimi nga fjala e vërtetë, nga drojtja e shplimit të t'bamave të këqia që do ti fundoste e do ti largonte përjetë nga politika!

Sali Berisha, përkundër urdhërave, e hapi derën e thirri; - s'mund ta lë rugovasin me shallin qefin, n'rrugë! Dua ta marrë ngryk e t'pi kafe të oxhaku se m'vret zakoni i maleve!

Po!

U futa n'konakun e tij e n'zemrën qindvjetshe!

Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë, i thashë kur ika!

Tani që pengun e hoqa nga zemra, sikur u shlirova!

Tiranë, 21 maj 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat