Osmani pret një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, flet për bashkëpunim ekonomik

Aktuale

Osmani pret një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, flet për bashkëpunim ekonomik

Më: 23 maj 2024 Në ora: 15:35
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani sot takoi një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite.

Ky grup i shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.

Gjatë takimit, Osmani i falënderoi për “mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës”.

“Delegacioni parlamentar ofruan mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë”, njofton Presidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat