Flet axha i Lulzim Fejzullahut pas vendimit të Gjykatës: Mua ma ka lënë...

Aktuale

Flet axha i Lulzim Fejzullahut pas vendimit të Gjykatës: Mua ma ka lënë...

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:10
Rrahim Fejzullahu

Rrahim Fejzullahu – axha i Lulzim Fejzullahut, ka folur pas seancës ku u dënuan dy të miturit që vranë 18 vjeçarin nga Podujeva, muaj më parë.

Fejzullahu nuk është ndarë i kënaqur me dënimin prej 19 vitesh total për dy të miturit.

Madje, ai ka thënë se me këtë vendim i ka mbetur plaga e hapur, duke shtuar se nuk i beson drejtësisë kosovare.

“Lulzimi i ndjerë i ka pasur 18 vite. Kështu që s’ma plotëson mu zemrën – e para – dhe e dyta nuk i besoj shkurt e shqip kësaj drejtësie. Të më pyesësh pse nuk i beson, ky me mbiemër Artioli i ka pasur edhe 10 vepra më herët. Këtu nuk e di sa janë marrë parasysh. Këtu me një fjalë mua ma ka lënë varrën e hapur. Nuk i besoj kësaj drejtësie dhe pikë”, ka thënë Fejzullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat