Geci: Glauku ka qenë SHIK, babën e ka pasur në PDK

Aktuale

Geci: Glauku ka qenë SHIK, babën e ka pasur në PDK

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 22:20
Gani Geci

Ish deputeti, Gani Geci ka vazhduar me akuza të forta ndaj kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Ai ka akuzuar kryeparlamentarin, Glauk Konjufca që ka qenë në SHIK, derisa ka thënë se babai i tij ka qenë në PDK-në.

“A ka qenë babai i Glauk Konjufcës në PDK, a ka qenë Glauk Konjufca në SHIK, programin e PDK-së po du me jau spjegu të gjithëve e ka bërë Martin Berishaj.

Ky i fundit ka qenë profesor dhe është antër i Këshillit të përgjthshëm të PDK-së në vitin 99-të që është mbajtur në Prizren, dhe Rexhep Selimi ka qenë një nga antarët e këshillit, e plot persona të tjerë që kanë qenë në PDK tani janë në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat