Votohen marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Aktuale

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:40
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka falenderuar grupet parlamentare pas kalimit të tetë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas saj, të gjitha marrëveshjet, kapin vlerën e 275 milionë eurove në projekte.

Postimi i plotë:

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tetë ( Marrëveshje Ndërkombëtare).

Ndërsa, javën që lamë pas deputetët e Kuvendit gjithashtu votuan dymbëdhjetë (12) Marrëveshje Ndërkombëtare, duke miratuar kështu projekte në vlerë totale prej 275 milion Euro.

Me ketë rast, falenderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha grupeve parlamentare për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar në shtyerjen përpara të agjendës legjislative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat