Nënkoloneli në pension i Policisë, flet për Enver Sekiraqën

Aktuale

Nënkoloneli në pension i Policisë, flet për Enver Sekiraqën

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:27
Enver Sekiraqa

Nënkoloneli policor në pension, Refki Morina ka folur për plagosjet e vrasjet e fundit në vend, e për nivelin e sigurisë në Kosovë.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të tregohen më efikas ndaj kryesve të krimit.

“Unë kërkoj që organet e hetuesisë e Prokuroria e Gjyqësori duhet të jenë efikas, duhet me iu dhënë dënimin e merituar kryesve të krimit. Qytetarët duhet t’i respektojnë institucionet shtetërore, të bashkëpunojnë me Policinë, ta ruajnë vetveten mbi të gjitha e familjet e tyre. Pas luftës sistemi i dhënies së lejeve të armëve ka qenë i pakontrolluar. MPB e Policia duhet të marrin sa më shumë veprime që armët ilegale t’i legalizojnë. Recedivistët gjejnë armë zakonisht aty ku ka e ku s’ka. Dukuritë negative nuk luftohen vetëm me Polici e organe të drejtësisë, por edhe me edukim prej familjes e shkollës. Duhet të ngritet vetëdija e gjeneratave të reja”, ka thënë ai.

Ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka folur edhe për arratisjen e Enver Sekiraqës, për të cilin thotë se nga momenti i vrasjes së Triumf Rizës ka pasur probleme në vendosjen e drejtësisë për këtë rast.

“Më ka ra rasti edhe lokali i tij kur u pat djeg, kam qenë zëdhënës. Triumfin e kam njohur si një nga policët më të shkathtë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Një kohë të gjatë Enver Sekiraqa është larguar nga vendi, 4-5 vite nuk kanë mundur me gjetë. Jo Enver Sekiraqa, po asnjë figurë tjetër nuk është problem për institucionet e vendit, vetëm se duhet të jetë në funksion ligji”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat