Miratimi i Rezolutës për Srebrenicën, Bajrami: Është një emocion, ka një kënaqësi të tërë komunitetit boshnjak

Aktuale

Miratimi i Rezolutës për Srebrenicën, Bajrami: Është një emocion, ka një kënaqësi të tërë komunitetit boshnjak

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:28
Çerim Bajrami

Çerim Bajrami, këshilltar për komunitete, ka thënë se boshnjakët janë falënderues ndaj shteteve që votuan pro Rezolutës për Srebrenicën në OKB.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se kjo rezolutë paraqet një mosharresë për viktimat dhe gjenocidin që u krye në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

“Është një emocion, ka një kënaqësi të tërë komunitetit boshnjak, së paku viktimat nuk janë të harruar, edhe familjet e viktimave e e kanë marrë një lehtësim të dhimbjes nga bota që nuk do të harrohet kurrë gjenocidi dhe ky krim makabër”.

“Normalisht, bota do ta përkujtojë këtë gjenocid, dhe nuk do të harrohet kurrë, sepse historia do të shënohet”, ka thënë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat