OKB “njeh” Srebrenicën, Ukaj: Sot u vu në pah e vërteta se Serbia ka qenë dhe mbetet një shtet gjenocidial

Aktuale

OKB “njeh” Srebrenicën, Ukaj: Sot u vu në pah e vërteta se Serbia ka qenë dhe mbetet një shtet gjenocidial

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:57
Srebrenica

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Për analistin Fidan Ukaj, pavarësisht përpjekjeve për ta kundërshtuar këtë rezolutë, Asambleja e OKB-së i dha votën “pro” një të vërtete të madhe që Serbia ka qenë shtet gjenocidial dhe si e tillë tashmë do të shkruhet edhe në tekstet shkollore.

“Kishte përpjekje nga Serbia dhe Republika Srpska në Bosnjë, për ta kundërshtuar.

Një gjenocid i kryer në Ballkan, konkretisht në Bosnjë-Hercegovinë e po ashtu në Kosovë nga ana e Serbisë, sot u vu në pah e vërteta se Serbia ka qenë dhe mbetet një shtet gjenocidial, i cili ka kryer gjenocid në Ballkan dhe padrejtësisht deri tani nuk është dënuar dhe i ka ikur një vendimi të tillë.

Mirëpo Asambleja e OKB-së i dha votën “pro” një të vërtete të madhe që Serbia ka qenë shtet gjenocidial dhe nga sot, Serbia do të njihet dhe do të shkruhet në tekstet e shkollave nga fëmijët tanë se Serbia ka kryer krime”, u shpreh analisti Fidan Ukaj në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”.

Në Srebrenicë - pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës - forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat