“Sonte shqiptarët duhet të festojnë me fishekzjarre!” – Bytyçi vjen me mesazh të fortë!

Aktuale

“Sonte shqiptarët duhet të festojnë me fishekzjarre!” – Bytyçi vjen me mesazh të fortë!

Nga: A.M. Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës.

Rezoluta, e bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.

Madje, për këtë reagoi edhe profesori Enver Bytyçi, ku tha se sonte shqiptarët duhet të festojnë, përcjell “Bota sot”.

“Sonte shqiptarët duhet të festojnë me fishekzjarre! Më në fund drejtësia po vjen!

Aleksandër Vuçiq është përgjegjës për genocidin në Srebenicë!” – shkroi ndër të tjera Bytyçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat