Kryeministri serb, Aleksandër Vuҫiq derisa ishte pjesëmarrës në mbledhjen e OKB-së në New York, kishte vendosur krahëve flamurin e shtetit të tij.
“Vucici i mbeshtjelle me flamurin, i cili u ka pri zbatuesve te krimit te gjenocidit ne Srebrenice”, ka komentuar këtë veprim të tij, profesori universitar Milazim Krasniqi.
Ai thotë poashtu se për deklarimet që Vuҫiq kishte bërë në Kuvendin serb më 20 korrik 1995, se për një serb do të vriten 100 muslimanë, ai duhej të arrestohej sot në New York.
“Vuçiqi do të duhej të arrestohej sot në Nju Jork, për deklaratën e tij në Kuvendin serb (20 korrik 1995) se për një serb do të vriten 100 muslimanë. Ajo deklaratë e Vuçiqit ka qenë platforma e gjenocidit në BeH e në Srebrenicë”, shkruan Krasniqi.