Reagon Enver Hoxhaj: Rezoluta e OKB-së të miratohet edhe nga Kuvendi ynë

Aktuale

Reagon Enver Hoxhaj: Rezoluta e OKB-së të miratohet edhe nga Kuvendi ynë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 20:11
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, pas miratimit të Rezolutës së OKB-së për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, ka thënë se epoka e mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës duhet luftuar.

Kështu u shpreh ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Miratimi i Rezolutës së OKB-së për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë është një fitore e së vërtetës mbi revizionizmin.”, ka shkruar ai.

Një muaj më parë, Hoxhaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të futet në rend dite edhe votimi i kësaj Rezoluteje, në ditën që OKB jep miratimin e saj.

“Një muaj më parë kërkova edhe nga Kryesia e Kuvendit që kur OKB aprovon këtë rezolutë, të njëjtën ta bëjë edhe Kuvendi ynë, meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Serbia ka përgjegjësinë për gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë dhe duhet të përballet me të kaluarën e saj. Epoka e mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës duhet luftuar, me qëllim që ajo kurrë të mos rikthehet në rajon!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat