Rezoluta për Srebrenicën, vjen edhe reagimi i Kurtit: Të njihet përgjegjësia e Serbisë

Aktuale

Rezoluta për Srebrenicën, vjen edhe reagimi i Kurtit: Të njihet përgjegjësia e Serbisë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 22:46
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin nga OKB-ja Rezolutën për Srebrenicën të 11 korrikut, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, që shënon masakrën më brutale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kurti në një postim në platformën X ka thënë se për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet pranuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë.

“Ne përgëzojmë miratimin nga OKB-ja të 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, duke shënuar masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet njohur, si dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat