Ky është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Ky është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 22:55
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka deklaruar se vendi i tij do të jetë i gatshëm të punojë ngushtë me cilëndo qeveria që mund të vije në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Nuk kam mendim në lidhje me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Kur të ndodhin gjërat ne do të shohim si po shkojnë ato dhe deklarohemi. Ne do të punojmë me aletin tonë Kosovën kushdo që vjen apo çfarëdo që është përmbajtja e Qeverisë se ardhshme”, tha ai në Tv Dukagjini.

Megjithatë ambasadori gjerman ka një mendim që thotë se është personal.

“Sipas mendimit tim krejtësisht personal është diçka e mirë kur qeveritë kanë një shumicë të madhe të përfundojnë mandatin”.

Rohde thotë se Gjermani në 60 vitet e fundit vetëm 2 apo tri herë kanë mbajtur zgjedhje te parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat