A ka përçarje mes Kurtit e Osmanit pas letrës së Gërvallës në KiE, flet deputeti Meta

Aktuale

A ka përçarje mes Kurtit e Osmanit pas letrës së Gërvallës në KiE, flet deputeti Meta

Më: 23 maj 2024 Në ora: 23:11
Burim Meta

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta nga partia Guxo, ka mohuar se ka përçarje në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, pas letrës së dërgaur në KiE nga Qeveria e Kosovës përkatësisht ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, një ditë para mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE-së.

Pas kësaj letre kishte reaguar Presidenca, ku thuhej se për një gjë të tillë nuk ishin koordinuar nga Qeveria.

Meta ka pranuar se është bërë një “kapërcim” nga ministrja Gërvalla të cilën e ka përgëzuar për punën që ka bërë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KieE.

“Asnjëherë nuk mund të ketë qarje ose jo bashkëpunim. Edhe pas asaj deklarate të presidentes ka pas takime mes kryeministrit dhe presidentes. Deklarata e presidentes vlerësoj se ka qenë e arsyeshme, për shkak se kushtetushumërishtë për veprime të tilla të politikës se Jashtme dhe jo vetëm duhet të koordinohemi edhe me presidenten”, ka thënë Meta në emisionin “Këndi i Debatit”.

I pyetur nëse do ta përkrahnin si parti Guxo një koalicion të mundshëm me PDK-në, ai ka thënë se kjo do të vendoset në kryesinë e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat