Matoshi komenton skenat e Vuçiqit: Bota e di që ai ka qenë ministër në kohën kur janë kryer këto krime

Aktuale

Matoshi komenton skenat e Vuçiqit: Bota e di që ai ka qenë ministër në kohën kur janë kryer këto krime

Më: 23 maj 2024 Në ora: 23:20
Analisti politik Halil Matoshi

Analisti politik Halil Matoshi ka komentuar vendimin e sotëm pro Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai në emisionin “Politiko” ka thënë se bota e di që në kohën e luftës kur janë kryer krimet në Bosnje, Vuçiq ka qenë ministër.

Matoshi shton se shtetet të cilët e kanë pranuar gjenocidin në Bosnje duhet ta mbrojnë ditën kujtimore të viktimave të gjenocidit.

“Vuciq është përgjegjës direkt për gjenocidin në Bosnje, dhe se ai ka qenë ministër i propagandës në Qeverinë e asaj kohe, dhe njëjtë është në qasje të lirë gjithkah në internet deklarata e tij që për çdo serb do ti vrasim 100 musliman, dmth ky me ideologji retorik dhe veprim politik ose mosveprim është direkt përgjegës për ato që kanë ndodh në Srebrenicë”, tha aI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat