Shpërndarja e Kuvendit, vjen deklarata e fundit nga Vetëvendosje

Aktuale

Shpërndarja e Kuvendit, vjen deklarata e fundit nga Vetëvendosje

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:18
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se nëse nuk ka unifikim të spektrit opozitar, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës është e vështirë të ndodhë.

‘’Ju e keni parë takimin e kryeministrit, që ka ftuar gjitha partitë opozitare dhe normalisht meqë është vit i fundit i mandatit, ka rrjedhë më pas edhe çështja e datës së dakorduar se kur mund të shkohet në zgjedhje në këtë rast edhe shpërbërjes së Kuvendit, në këtë takim ka marr pjesë vetëm PDK-ja, por siç po shihet s’ka unifikim të spektrit opozitar dhe në këtë rast nëse s’ka unifikim opozitar është edhe problematike shpërbërja e Kuvendit’’, thotë Rexhaj.

Deputeti Rexhaj, potencon se kanë gatishmëri me e shpërnda Kuvendin, nëse këtë gjë e kanë edhe partitë opozitare, konkretisht LDK dhe AAK.

‘’Nëse të gjitha subjektet politike kanë gatishmëri me shpërnda Kuvendin, Kurti është i gatshëm të pranojë atë’’, shton deputeti Rexhaj.

Ai thotë se vetëm me PDK-në, nuk mund t'a shpërbëjnë Kuvendin, pasi që i duhen 80 vota dhe se nëse partitë tjera opozitare nuk e përkrahin shpërndarjen, një gjë e tillë s’mund të ndodhë derisa dorëheqja ose shkarkimi i Qeverisë, nuk vjen në shprehje.

‘’Me PDK-në s’mund ti bëjmë 80 vota për shpërbërje. Dy partitë opozitare LDK dhe AAK nëse janë të gatshme të shpërndahet Kuvendi, sigurisht që do të ndodhë sepse duhen 80 vota, dhe se nuk vihet në shprehje shkarkimi ose dorëheqja e kryeministrit’’, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat