Haziri, mesazh VV-së dhe PDK-së: S’ka shpërbërje të Kuvendit, nëse s’kalon ky ligj

Aktuale

Haziri, mesazh VV-së dhe PDK-së: S’ka shpërbërje të Kuvendit, nëse s’kalon ky ligj

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:34
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, deklaron se shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, varet se në çka janë dakorduar kryeministri Albin Kurti dhe lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, në takimin që kanë pasur.

‘’Varet krejt nga ajo çka janë dakordu Kurti ne emër të shumicës parlamentare dhe Krasniqi si pjesë e opozitës. A është përfshi Kodi Civil, për miratim kjo është çështje që mund të çojë drejt shpërndarjes së Kuvendit, por nuk pres që pa kalimin e Kodit Civil, nuk mund të ndodh shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë’’, deklaron Haziri.

Haziri, beson se pjesë e takimit mes Krasniqit e Kurtit, ka qenë edhe diskutimi për Kodin Civil.

‘’Unë besoj se pjesë e kësaj është edhe Kodi Civil’’, potencon ai.

Nënkryetari i LDK-së, thotë se kryeministri Kurti ka humbur ndikimin tek grupi i tij parlamentar dhe kjo është më shumë menaxhim i situatave dhe lojë fjalësh nga shumica parlamentare.

‘’Nëse nuk ndodh javën tjetër shpërndarja, atëherë Kurti e ka humbë mundësinë me menaxhu shumicën parlamentare, ai nuk e ka në menaxhim grupin e vet parlamentar dhe kjo ishte fakti se Kurti pas takimit me Krasniqin ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrat e tij, por është çështje e tyre. Por kjo dëshmon se Kurti nuk e ka më shumicën dhe i duhet një parti si PDK për me mujt me zhvillu procesin. Detyrimisht po shihet se vetë nevoja për me i menaxhua disa marrëveshje, dëshmon se Kurti ka marrëdhënie të kushtëzuar me partitë opozitare’’, shprehet Haziri.

Sipas tij VV dhe PDK me votat e pakicave mund ta shpërbëjnë Kuvendin.

‘’Është më shumë menaxhim i situatave dhe lojë me fjalë sepse shumica parlamentare edhe PDK-ja, me votat e pakicave mund ta shkaktojnë shpërndarjen e Kuvendit në çdo kohë’’, deklaron Haziri për Fo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat