Bajrami: LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit

Aktuale

Bajrami: LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:48
Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pa dorëheqjen e kryeminsitrit Kurti.

“LDK qëndrimin e ka të qartë, zoti Kurti duhet të japë dorëheqje, nuk ka shpërndarje të Kuvendit, ne nuk e marrim përgjegjësinë për dështimet e zotit Kurti. Kurti duhet të dalë me i tregu publikut që ka dështuar”, tha ajo.

Bajrami tha se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ajo shtoi se një gjë e tillë nuk e befason.

“E pres një gjë të tillë për shkak se zoti Kurti një dorëheqje e ka dhënë në momentin kur ai, ka ftu partitë opozitare kinse për agjendë legjislative e ka hapë temë e zgjedhjeve pas takimit me kryetarin e PDK-së shkon i fton përfaqësuesit e minoriteteve…kjo i bjen dorëheqje faktive”.

Ajo tha se Kurti do të duhet publikisht që të japë dorëheqje dhe të thotë se arsyeja është se “nuk ka plotësuar premtimet e tij”.

Nënkryetarja eLDK-së tha se nuk ka pasur qeverisje më të korruptuar se sa kjo aktuale.

“Unë nuk besoj se ka pasur asnjë qeveri më të korruptuar se Lëvizja Vetëvendosje”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se nuk mund të garantojë për këdo, por siç tha garanton për punën e vet.

“Ajo se çfarë mund të them për partinë time është se partia ime nuk merr në mbrojtje askënd I cili keqpërdor detyrën zyrtare, ajo çfarë kemi parë ne në Lëvizjen Vetëvendosje është që kemi parë prej kryeministrit, pra prej kreut të partisë deri të më I fundit, secilin prej këtyre e marrin në mbrojtje, në momentin kur në Kuvendin e Kosovës , qoftë në seanca a po në komisione ne i përmendim faktet e tendereve një burimore…ne nuk shohim asgjë tjetër përpos shpifje dhe marrje në mbrojtje të secilit prej tyre”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat