Këta janë personat nga Kosova që u kapën sot në Tiranë me armë dhe municione

Aktuale

Këta janë personat nga Kosova që u kapën sot në Tiranë me armë dhe municione

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:13
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Trasportuesi”

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikut të armëve të ndërmarrë nga Policia në kryeqytet.

Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Trasportuesi” janë shtetasit nga Kosova: Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.

Sipas burimeve të gazetarit “Ora News” Edison Vatnikaj dy kushërinjtë (djem xhaxhallarësh) Blerim dhe Muhamed Krasniqi kishin detyrën për të gjetur klientë dhe për të kryer takime me personat e arrestuar.

Ndërsa Edonis Thaçi dhe Benjami Shala i ndihmonin për transportin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat