Dita e Presidentit, Musliu kujton Thaçin

Aktuale

Dita e Presidentit, Musliu kujton Thaçin

Më: 24 maj 2024 Në ora: 13:03
Ganimete Musliu dhe Hashim Thaçi

Për Ditën e Presidentit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka rikujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.

Ajo tha se “presidenti ynë vazhdon të përballët me gjygjin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë”.

Tutje, ajo ka thënë se luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave.

“24 Maj, Dita e Presidentit! Presidenti ynë vazhdon të përballët me gjygjin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë!

Në këtë kohë të të ligëve me erdhi ndërmend një thënjë qe pata lexu dikund:”Luani do të jetë gjithmonë luan, edhe nëse është pas hekurave…Qeni edhe po të ulët në ndonjë fron, gjithmonë qen do mbetët….”. Paq shëndeti PRESIDENT! “, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat