Tahiri: Kjo qeveri nuk ka pse t’i del qytetarëve përpara

Aktuale

Tahiri: Kjo qeveri nuk ka pse t’i del qytetarëve përpara

Më: 24 maj 2024 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se debati për tri vjet qeverisje do të ndodhë. Ani pse nuk është dhënë një datë e re për mbajtjen e kësaj seance, ai tha se “ka vetëm vonim, se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrit me opozitën”. Sipas tij, qeveria e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti është kampione e dështimeve të vendit.

Pas dështimit të seancës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se në seancën e ftuar për ditën e sotme nuk pati deputetë të mjaftueshëm për të vijuar debati parlamentar.

Tahiri: Kjo qeveri nuk ka pse t’i del qytetarëve përpara

“Nuk pati deputetë për të diskutuar dhe për tu ballafaquar me një qeveri e cila është kampione e dështimeve të vendit. Kjo qeveri nuk ka pse t’i del qytetarëve përpara, nuk ka si t’i del pensionistëve përpara, nuk ka si të ju del 80 mijë shërbyesve civil përpara. Nuk ka si të ju del përpara pagës minimale, më e ulëta në Ballkan, nuk ka si të ju del zyrtarëve publik, e cila ju rrezikohet siguria juridike dhe mbi të gjitha nuk ka si të ju del as vëllezërve dhe motrave në diasporë, ku që nga korriku i vitit 2023 nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje të vetme për të ndodhur votimi në ambasada në vendet përkatëse”, u shpreh ai.

Tahiri para mediave shtoi se debati do ballafaqimi i kryeministrit Albin Kurti me opozitën do të ndodhë.

Tahiri: Ka vetëm vonim, shpëtim jo, nga ballafaqimi i kryeministrit me opozitën

“Kryeministri Kurti duke u dorëzuar ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën, mirëpo ne këto kushte nuk i pranojmë, ne presim herët a vonë kapitullimin e këtij përmes dorëheqjes. Ka vetëm vonim, se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrit me opozitën me gjitha këto tema. Debati do të ndodhë nuk ka qysh ik, është i protokolluar në kryesi dhe kurdo që të jetë ai debat do të jetë ballafaqimi i të vërtetës dhe i një super mashtrimi që ka ndodhur tash e tri vjet e gjysmë”, deklaroi ai para mediave.

Ai theksoi se të gjithë deputetët e AAK-së kanë qenë të pranishëm, përveç kryetarit, Ramush Haradinaj dhe deputetes, Time Kadriaj.

Tahiri: Dy deputetë të AAK-së kanë munguar

“Në nisje unë e nisi debatin, sot ka qenë një ngjarje e rëndësishme për heroin e kombit, Shkelzen Haradinaj në Gllogjan, dy deputetë kanë munguar. Nuk kanë qenë kryetari Ramush Haradinaj dhe deputetja Time Kadriaj. Mirëpo, unë e kam thirrur unë e kam pasur fjalën në emër të grupit si iniciues dhe në emër të grupit parlamentar fjalën e ka pasur Bekë Berisha”, përfundoi ai.

Debati parlamentar për Qeverinë Kurti ka dështuar në mungesë të deputetëve, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca bëri të ditur se të pranishëm kanë qenë vetëm 40 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat