​Tendencat e Serbisë për destabilizim, Osmani takon ambasadorin De Riu

Aktuale

​Tendencat e Serbisë për destabilizim, Osmani takon ambasadorin De Riu

Më: 24 maj 2024 Në ora: 19:50
Pamje nga takimi

​Tendencat e Serbisë për destabilizim, Osmani takon ambasadorin De Riu.

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

Në takim u diskutua edhe mbi kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ri-potencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat