​Osmani - Ulutash diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Aktuale

​Osmani - Ulutash diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 19:54
Pamje nga takimi

​Osmani - Ulutash diskutojnë për sigurinë në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.

Komandanti i KFOR-it prezantoi vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e misionit që ai drejton dhe njoftoi presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren.

Osmani falënderoi gjeneralmajor Ulutash për angazhimin e tij personal, si dhe pjesëtarëve të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat