Rreth orës 15:45, 11 plumba, pas shpine ishin shtënë në drejtim të policit Triumf Riza, ai ishte vrarë prapa lokalit “Santea” në Prishtinë.
28-vjeçari, nga ai breshëri plumbash ishte goditur nga tre prej tyre, derisa po afrohej për të hyrë në automjetin e tij në parkingun i njohur si “Flamurtari”.
Vrasja ishte kryer nga Arben Berisha, në bashkëkryerje me Rrahim Abdullahun, Ilir Abdullahun dhe Fitim Avdiun.
Arben Berisha pranoi fajin për këtë vrasje dhe u dënua më 35 vjet burgim. Por, sipas prokurorit Andrew Carney që hetoi atë kohë rastin, Berisha vetëm kishte tërhequr këmbëzën, sepse ishte Enver Sekiraqa ai që e kishte dhënë urdhrin.
Përveç Berishës, për vrasje të rëndë në bashkëkryerje ishte dënuar edhe Fitim Avdiu dhe Rrahim Avdullahu, ky i fundit i njohur me nofkenën “Rrumçi” ishte arrestuar në 2011, pasi ishte në arrati. Avdiu ishte dënuar më 10 vjet burg, kurse “Rrumçi”, me një proces të ndarë më 7 vjet burgim në shkallë të parë. Për mos lajmërim të veprës penale, me gjobë ishte dënuar edhe Agron Emini.
Në dëshminë e Adelina Ismailit dhënë në polici në vitin 2008, ishte shprehur e bindur se Enver Sekiraqa kishte shtyrë Arben Berishën të qëllonte me armë Triumfin, pas as ajo as Triumfi nuk e kanë njohur Arben Berishën dhe nuk kanë pasur problem me të. Ajo kishte treguar edhe për ndjekjen dhe zhvatjen nga Enver Sekiraqa. Duke thënë se ishte e kërcënuar.
“Hej vajzë e mirë, në bagazh në mbajmë një karrige për invalidësh për vajzat të këqija të cilat se pari i dërgojmë në Lukar ku pasi unë t ‘ua bëje atë punën, ua bëjnë edhe shokët e mi, kështu që bëhu vajzë e mirë”, përshkruhet në aktakuzë
Por këto deklarata sipas aktakuzës së ndryshuar në 2016, thuhet se i kishte ndërruar më pas në gjykimin ndaj Arben Berishës e Rrahim Avdullahut, duke shfajësuar pothuajse plotësisht Sekiraqën nga çfarëdo aktivitetit kriminal.
Problemet me Sekiraqën, në deklaratat e dhëna në Polici, kishin treguar edhe nëna dhe motrat e këngëtares.
Enver Sekiraqa, si i dyshuari kryesor për këtë vrasje, menjëherë pas rastit ishte në arrati, dhe kishte një fletë arrest të 2008.
Përveç këtij fletëarresti, ai po kërkohej edhe nga Interpoli.