Arrestimi i zyrtarit policor për kanosje në Gjakovë, IPK del me njoftim

Aktuale

Arrestimi i zyrtarit policor për kanosje në Gjakovë, IPK del me njoftim

Më: 26 maj 2024 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

U raportua për suspendimin e një zyrtari policor në Gjakovë, me rekomandimin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Polici i suspenduar është Arsim Alija, ndaj të cilit është lëshuar edhe urdhri për ndalim policor.

Alija është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje” – incident ky që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë.

Lidhur me këtë edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku kanë dhënë detaje rreth këtij arrestimi:

Njoftimi i plotë:

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje Prishtinë/Gjakovë , 26 Maj 2024 Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes. Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat