Zeqiri flet në njëvjetorin e marrjes së mandatit: Mendoj se e kemi fituar besimin e qytetarëve

Aktuale

Zeqiri flet në njëvjetorin e marrjes së mandatit: Mendoj se e kemi fituar besimin e qytetarëve

Më: 26 maj 2024 Në ora: 18:09
Izmir Zeqiri

Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i morën zyrtarisht detyrat e tyre.

Fillimisht ata hasën në kundërshtime, e pati edhe tensione të mëdha majin e vitit të kaluar ku u plagosën edhe dhjetëra ushtarë të KFOR-it, pas ballafaqimit me protestuesit serb.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri se situata ka ndryshuar për mirë.

“Në fillim ju e dini se ne kemi hasur në një rezistencë të madhe. Kishim kundërshtime. Grupet kriminale atje, i bindën një pjesë të qytetarëve për të mos na pranuar, konkretisht edhe mua si kryetar. Pati tensione të mëdha, që do të mund të kishte sjellë edhe pasoja të mëdha, ndoshta edhe me humbjen e ndonjë jete”, tha Zeqiri.

“Tani situata ka ndryshuar për mirë. Qytetarët janë të interesuar për të bashkëpunuar. Janë të interesuar për projektet, për punësim e po ashtu edhe për integrim. Sot kam zhvilluar edhe një takim me qytetarët ku diskutuam për projektet, punësimin dhe shqetësimet e tyre. Shumica prej tyre ishin serbë”, theksoi ai.

“Kam thënë edhe para këtij referendumit që ishte, se nuk do të kalojë. Mendoj se e kemi fituar besimin e qytetarëve”, tha i pari i Zubin Potokut për klankosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat