Isufi: Kurti po bie çdo ditë, andaj ka dëshirë një ditë e më parë të shkojë në zgjedhje

Aktuale

Isufi: Kurti po bie çdo ditë, andaj ka dëshirë një ditë e më parë të shkojë në zgjedhje

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:05
Ahmet Isufi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se partia Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, çdo ditë e më shumë po bien në përkrahje të qytetarëve, andaj sipas tij Kurti çdo ditë e më parë dëshiron ta dërgoj vendin në zgjedhje.

Isufi tha se për shkak të rënies në vota të partisë në pushtet, Kurti dëshiron ta shpërndaj Kuvendin duke mos marrë përgjegjësi për veprimet sipas tij të gabuar që i ka bërë.

“Kurti e sheh që çdo ditë është duke rënë në prestigjin e tij dhe po ashtu ka një zhgënjim të qytetarëve në Kosovë dhe rënie të reputacionit të kësaj qeverie, prandaj ai një ditë e më para ka dëshirë të shkoj në zgjedhje por nuk ka dëshirë të marrë përgjegjësi, andaj kërkon shpërndarjen e kuvendit. Çdo ditë e më tepër ajo shkon duke rënë po shihet me vet faktin që po kërkon zgjedhje përmes shpërndarjes së Parlamentit duke mos marrë përgjegjësi për qeverisje të dobët dhe kjo i lejon atij mundësinë që të thotë këta deshën vet dhe ta përdor si kartë”, deklaroi Isufi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, një ndër faktorët pse Kurti dëshiron zgjedhje, tha se është edhe trysnia e faktorit ndërkombëtarë për tema të rëndësishme siç është Asociacioni, Dialogu e tema tjera.

“Ai do të thotë se ne si qeveri kemi udhëheqë mirë po këta deshën të shkojmë në zgjedhje dhe ne ishim të gatshëm. Andaj kjo mënyrë tregon se Kurti dhe kjo qeveri nuk dëshiron të vazhdoj më tej për shkak edhe të gjendjes së degraduar brenda por edhe trysnisë së faktorit ndërkombëtar për gjendjen e Dialogut, Asociacionit, e temave të cilat kjo qeveri nuk është e gatshme të vazhdoj më tutje me to dhe do të gjejë një rrugëdalje që e qojnë vendin në zgjedhje por nuk do të marrë përgjegjësi”, deklaroi Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat