Bisedat me Radoiçiqin, tre ish-pjesëtarë të UÇK-së kërkuan shkarkimin e Kusari-Lilës

Aktuale

Bisedat me Radoiçiqin, tre ish-pjesëtarë të UÇK-së kërkuan shkarkimin e Kusari-Lilës

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 20:07
Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq

Kushdo që hynte në hapësirat e parkingut të Kuvendit të Kosovës kontrollohej, përfshirë këtu edhe deputetqët që vinin me veturat e tyre për seancën solemne.

Por, as policia nuk mundi ta ndalë Agim Pllashnikun me dy shokë të tij, që janë veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai mbërriti dera hyrëse e deputëve, për të vendosur disa poster me fotografi të Mimoza Kusari-Lilës e Milan Radojçiqit.

Veprimit të tij, i dhanë të drejtë edhe deputetë të opozitës që kaluan aty.

“Ka të drejtë, ka të drejtë”, ka thënë Bekë Berisha, deputet i AAK-së.

E më vonë tregoi se pse e bëri këtë veprim.

“Albin Kurtin e ka shef, edhe me urdherin e tij Mimoza ka bisedua, po Albin Kurti e ka flamurin kombëtar për Bashkimin Kombëtar, me arsyeje ia kam qitë tu e shikue Mimozen, ky duhet me shkarku Mimozen, këtë ditë bash këtë ditë”, ka thënë Agim Pllashniku, veteran i UÇK-së.

Pas kërkesës së policisë, pranoi që të mos i vendos të gjithë posterët, e iu kërkua që për këtë veprim, të shoqërohet deri në stacionin më të afërt, gjë që nuk i pëlqeu fort.

Por, meqë vetura që duhej ta shoqëronte u vonua, ai filloi vendosjen e postiereve përsëri.

Vetura e policisë nuk erdhi, e i njejti u shoqërua deri te dera e kuvendit nga sigurimi dhe u lirua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat