“Ramushi tha po dal në Shqipëri deri sa t’i hjeku predhat prej trupi”, Nasim Haradinaj tregon për kthimin në Gllogjan

Aktuale

“Ramushi tha po dal në Shqipëri deri sa t’i hjeku predhat prej trupi”, Nasim Haradinaj tregon për kthimin në Gllogjan

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 23:18
Nasim Haradinaj, Ramush Haradinaj

Ish-gjenerali i UÇK-së, Nasim Haradinaj, tregoi për periudhën e vështirë gjatë kohës së luftës dhe mënyrën se si Ramush Haradinaj i plagosur i printe ushtarëve.

“…. Ramushi tha unë po dal në Shqipëri derisa t’i hjeku predhat se Ramushi u kanë i plagosur. Kur shkuam aty Ramushi u mobilizu edhe më fort, si hjeku predhat hiç.

Edhe na ka pri, ma i pari u konë në kolonë, ndër më të mramtit jam kanë unë në kolonë, s’mujsha as me ndjekë qashtu të plagosur Ramushin. Bile as nuk u ndalë, i them ndalu më kadal, e veç më ka ikë përpara po mbërrijtëm. Unë mendoj që kemi mbërri diku 6-7-8 prill”, tha Haradinaj.

“Aty i kam gjetë disa ushtarë të tjerë, togerin, Idriz Balën, Bardhecin, Ajet Poterën, i gjeta do djem dhe më erdhi inati që nuk mbërriva më shpejtë se shtabi kishte qenë në shtëpinë e babës”, tha Haradinaj për kthimin në Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat