KQZ demanton mashtrimin e vëllait të Dardan Molliqajt me mërgimtarë - Bota Sot
KQZ demanton mashtrimin e vëllait të Dardan Molliqajt me mërgimtarë

Aktuale

KQZ demanton mashtrimin e vëllait të Dardan Molliqajt me mërgimtarë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:35
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka demantuar formularin për regjistrimin e votuesve mërgimtarë nisur nga Vlorian Molliqaj, vëllai i Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

“E demantojmë formularin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë vendit i cili po qarkullon nëpër rrjete sociale”, njofton KQZ.

Formulari i KQZ’së është ndryshe nga ky dhe thuhet se me kohë mërgimtarët do të informohen për detajet.

“Formulari i KQZ’së për këtë çështje është krejtësisht i ndryshëm nga ky që po qarkullon. Me kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë informimin e saktë për periudhën e Votimit Jashtë Kosovës”, thuhet më tutje në njoftim.

Vlorian Molliqaj ka shpërndarë një formular jo zyrtar por me logo të KQZ’së në Facebook, duke kërkuar të dhënat private të mërgimtarëve për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kjo ka bërë që qytetarët të ankohen për mashtrime. Të shumtë janë ata që i ka hutuar logoja e KQZ’së në formularë dhe janë regjistruar, por që më pastaj kanë kërkuar fshirjen e të dhënave të tyre.

“Kerkoj ti fshini te dhenat e mia personale qe i keni marr permes ketij mashtrimi”, ishte një prej komenteve të qytetarëve.

Veprimi i tillë cilësohet i jashtëligjshëm dhe i dënueshëm.

Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa u rrëzua nga mocioni i mosbesimit i cili u votua në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet e reja u caktuan për 11 qershorin e këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...