Uta ka nevojë edhe për mbështetje materiale, përveç mbështetjes morale!

Alpinizem

Uta ka nevojë edhe për mbështetje materiale, përveç mbështetjes morale!

Nga: K. Goca Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:09
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, ka nevojë për mbështetje materiale.

Alpinistja kudo që shkon e lartëson shtetin e Kosovës, ka nevojë për ndihmë nga dora e shtetit, ka nevojë për mbështetje morale.

Të arriturat e saj janë krenari e shtetit të Kosovës.  

Të arriturat e saj janë panorama më e mirë që po i bëhet shtetit të Kosovës.

Është mëkat të lihet anash e pa mbështetje një alpiniste siç është Uta e kalibrit botëror, që shumë shtete ëndërrojnë të kenë një profil të llojit të saj.   

Uta bën thirrje emocionuese, që të mbështetet.

“Sado që po bëhet e vështirë e më e vështiirë me vazhdu projektin e ngjitjes në 14 Majat më të larta të Botes, qysh në aspektin fizik e ashtu edhe emocional e financiar, deri sot ende nuk po dorëzohem.

Kështu që vendosa me vazhdu edhe më tutje!”, ka bërë të ditur Uta.

Një thirrje emocionuese e alpinistes më të mirë, një vajze të artë që ka Kosova, kur tregon edhe vet stresin që ka këto ditë, ndërsa është mëkat që mos t’i përgjigjet dora e shtetit.

“Pas ngjitjes ne Nanga Parbat, këto tre ditë të pushimit janë kanë më shumë stres se sa gëzim, me gjet edhe një cope të madhe të pareve për me pas mundësi me vazhdu më tutje.

Për arsye të licencimit të Federatave, as mjetet e sponsorëve aktual ende nuk po arrij me i marr për me pagu ekspeditat.

E gjithashtu, mbështetja nga Ministria e Sportit këtë vit ka qene me e vogla e mundshme, e kështu krejt për fund, faleminderit secilit (secili e dini kush jeni) që me keni huazu pare, keni hy në kredi për mu, keni dhënë nga xhepi juaj, krejt kursimeve te mia prej punëve të mia për shume vjet, shokët e mi në Nepal, familja jem në Kosovë, shumë njerëzve të mire që po dënojnë në https://makeachamp.com/utaibrahimi/40348 unë nesër po nisem për me vazhdu edhe njërën nga ëndrrat më të mëdha, ngjitjes në Majen K2 dhe Broad Peak. Vërtet xhepin e kam 0, po zemrën e kom plot.

Kështu, po i afrohemi çdo dite e më shume finalizimit të projektit të 14 Majave më të larta të Botës”, ka shprehur shqetësimin e saj Uta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat