Të shtëna armësh në Karolinën e Veriut, qëllohen disa policë

Amerika

Të shtëna armësh në Karolinën e Veriut, qëllohen disa policë

Më: 29 prill 2024 Në ora: 22:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa zyrtarë policorë janë qëlluar në Charlotte të Karolinës së Veriut, ka njoftuar policia e atjeshme.

“Të shtënat janë akoma duke ndodhur, shmangni zonën. Shumë rrugë janë mbyllur për transport më të shpejtë të ambulancave. Ju lutemi bashkëpunoni me autoritetet”, thuhet në njoftimin e departamentit të policisë Charlotte-Mecklenburg në X.

Incidenti po ndodhë në bllokun 500 në Galway Drive, shtoi policia duke theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite elitare të policisë të njohura si SWAT.

“Task Forca e Marshallëve të SHBA-së, e cila përbëhet nga oficerë nga agjenci të shumta, po kryejnë një hetim në zonën e bllokut 5000 të Galway, kur ata u përfshinë me të shtëna”, tha policia.

“Shumë oficerë të zbatimit të ligjit janë goditur nga të shtënat dhe po transportohen në spital”, u tha ndër tjera.

“Kryetarja e  bashkisë Vi Lyles po monitoron situatën”, tha zëdhënësi i qytetit të Charlotte, Lawrence Corley për CNN. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat