Stuhitë e fuqishme “paralizojnë” Texas, raportohet për të lënduar

Amerika

Stuhitë e fuqishme “paralizojnë” Texas, raportohet për të lënduar

Më: 26 maj 2024 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tornado i fuqishëm në  zonën Valley View, Teksas, ka lënduar disa persona, ndërsa ka dëme të shumta materiale. Raportet paraprake  theksojnë se paktën 10 persona janë plagosur.

Tornado ka përmbysur automjetet në autostradën I-35 në veri të Dentonit midis Valley View dhe Sanger, duke shkaktuar bllokim të trafikut.

Përafërsisht 150 njerëz thuhet se janë bllokuar pasi është shembur çatia e një stacioni karburanti në zonë.

Tornado ka rrëzuar edhe linjat e energjisë elektrike. Ndërprerje të transportit, biznesit dhe energjisë elektrike ka të ngjarë të ketë në zonën e prekur gjatë orëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat