Pennsylvania: Një 28 vjeçare shqiptare është goditur nga treni duke mbetur vdekur

Amerika

Pennsylvania: Një 28 vjeçare shqiptare është goditur nga treni duke mbetur vdekur

Nga: B.Sina Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur pas një aksidenti treni në Carbon County të hënën në mbrëmje.

K. Z, 28 vjeçe, u shpall e vdekur rreth orës 18:45. përgjatë shinave të trenit në prefekturën Kidder Township, tha zyra e mjekësisë ligjore të qarkut në një njoftim për shtyp.

Gruaja banore e qytezës White Haven, simbas hetimeve të para të policisë thuhet se mbante kufje të lidhura me telefonin e saj kur u godit nga një tren udhëtarësh i shpejtësisë së lart, rreth dy milje nga kryqëzimi i Tannery Road dhe Route 534, tha mjekja ligjore, e policisë.

Megjithse hetimet vazhdojnë vdekja e saj simbas policisë është cilësuar si një aksident.

Zyra e mjeksore dhe Policia Hekurudhore e North Reading thuhet se po hetojnë aksidentin, tragjik ku ka humbur jetën 28 vjeçarja shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat