Një shofer i Tesla tregon se ‘si i mbijetoi bateria e veturës së tij’, një bllokimi trafiku 14 orësh në mot me borë

Auto

Një shofer i Tesla tregon se ‘si i mbijetoi bateria e veturës së tij’, një bllokimi trafiku 14 orësh në mot me borë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Një pronar i Tesla-s tha se ishte mirënjohës që po ngiste një makinë elektrike kur ngeci në një bllokim trafiku për 14 orë.

“Ndërsa shoferët tjerë digjnin benzinë duke ndezur motorët e tyre për të qëndruar ngrohtë, EV-ja ime e shpenzoi me inteligjencë energjinë vetëm te rregullimi i temperaturës”, tha në një postim në blog Dan Kanninen, një ish-ndërlidhës i Shtëpisë së Bardhë në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

“Ndërsa shoferët e tjerë më pas shqetësoheshin për rezervat e tyre të pakësuara, EV-ja ime monitoroi në mënyrë intuitive furnizimin tim me energji elektrike, duke më dhënë qetësi që shoferët e tjerë nuk e kishin”.

Kanninen ishte një nga qindra shoferët që u bllokuan në një rrugë në Virxhinia në fillim të këtij muaji në temperatura nën zero nga një stuhi bore nga e cila u rrëzuan disa pemë dhe pësuan disa vetura.

Ai e shkroi postimin në blog si përgjigje ndaj një artikulli që pretendonte se bllokimi i trafikut do të ishte më i keq nëse çdo automjet do të kishte qenë një makinë elektrike.

Në postim, Kanninen madje përfshiu një foto të tij duke parë Netflix në ekranin e tij Tesla mes bllokimit të trafikut.

Ai tha se Tesla Model 3 i tij kishte 50 milje të tjera rrugë kur më në fund arriti në një stacion karikimi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat