Banori i Hollivudit po drejton një biznes të makinave me qira “në rrugën jashtë shtëpisë së tij” – duke indinjuar fqinjët

Auto

Banori i Hollivudit po drejton një biznes të makinave me qira “në rrugën jashtë shtëpisë së tij” – duke indinjuar fqinjët

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Gjatë pandemisë, shumë njerëzve u është dashur të ndryshojnë mënyrën se si bëjnë jetesën, kështu që është pak befasuese të dëgjosh se si një lagje e tërë është shqetësuar nga një djalë, përkatësisht mënyra e tij e të bërit biznes.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një djalë, i cili udhëheq një biznes të makinave me qira nga shtëpia e tij.

Ju mund të pyesni se çfarë lloj shtëpie është kjo.

Siç bëhet e ditur, ai po e realizon biznesin e tij në shtëpinë me një vend parkimi të vetëm të dedikuar.

Yosef Rabinovitz, pronari i Take It EZ LLC, biznesi në fjalë, zotëron një shtëpi të vetme familjare prej 139 metrash katrorë në Hollywood, Florida.

Çuditërisht, kur u përball me gazetarët, Rabinovitz mohoi të kishte njohuri për biznesin.

“Çfarë biznesi i makinave me qira? Unë nuk jam duke bërë diçka të tillë”, citohet të ketë thënë ai ndërsa pastronte në mënyrë aktive Jeep Grand Cherokee. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat