Volkswagen prezanton në Paris furgonin plotësisht elektrik ID.Buzz

Auto

Volkswagen prezanton në Paris furgonin plotësisht elektrik ID.Buzz

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Volkswagen prezantoi të mërkurën në Paris një version prodhimi të kombit të tij të shumëpritur ID.Buzz, një rimishërim elektrik i Microbus-it të tij, që do të dalë në shitje në një numër vendesh evropiane në tremujorin e tretë të vitit 2022.

Sipas medieve të huaja, furgoni do të lansohet gjithashtu në Shtetet e Bashkuar në fund të vitit 2023, tha prodhuesi gjerman i automjeteve në një deklaratë, duke shtuar se është i pari në një seri prototipesh i lëshuar në dekadën e fundit që arrin me sukses në fazën e prodhimit.

E prodhuar në Hanover me module të furnizuara kryesisht nga Volkswagen Group Components në Gjermani, automjeti funksionon me një bateri litium-jon 82 kWh dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 90 milje në orë, tha Volkswagen.

Versione të tjera me bateri që ofrojnë prodhime të ndryshme të energjisë do të pasojnë vitin e ardhshëm, tha kompania. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat