Sa ndikojnë temperaturat e ftohta të dimrit në “jetëgjatësinë e baterisë” së veturave elektrike?

Auto

Sa ndikojnë temperaturat e ftohta të dimrit në “jetëgjatësinë e baterisë” së veturave elektrike?

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Është folur shumë për efikasitetin e automjeteve elektrike në dimër dhe siç tregon ADAC i Gjermanisë, kjo nuk është vetëm një legjendë urbane.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, në dimër, të gjitha automjetet elektrike konsumojnë shumë më shumë energji sesa në mot të ngrohtë, me VW ID.3 që konsumon veçanërisht më shumë.

Në testim, klubi gjerman i automobilave ADAC zbuloi se hatchback-u elektrik konsumonte 99 për qind më shumë energji në një udhëtim 23 km (14 milje) në -7°C (19°F) sesa në 14°C (57°F).

Të tjerë, si Hyundai Kona Electric, Ford Mustang Mach-E dhe Lexus UX300e konsumuan midis 46 dhe 59 për qind më shumë gjatë temperaturave të ngrirjes.

Ndërkohë, Fiat 500e dhe Renault Zoe performuan më mirë duke konsumuar vetëm 34 deri në 44 për qind më shumë në udhëtimin e shkurtër në mot të ftohtë.

E gjithë kjo sigurisht do të thotë se shoferët mund të presin “jetëgjatësi të baterisë” më të vogël në dimër sesa në verë.

ADAC, megjithatë, thotë se ka disa mënyra për të ndihmuar makinën tuaj në këtë drejtim.

Parkimi i saj në ambiente të mbyllura, për shembull, ndihmon në shmangien e të ftohtit ekstrem. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat