Amerikani ka fituar deri më tani mijëra euro pasi raportoi makinat e ndezura pa shofer në New York

Auto

Amerikani ka fituar deri më tani mijëra euro pasi raportoi makinat e ndezura pa shofer në New York

Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Disa po fitojnë shuma të mëdha parash duke raportuar automjete komerciale të ndezura pa shofer sipas rregullave të një ligji të qytetit të New York-ut të vitit 2019. Një burrë ka fituar tani para me një numër gjashtë shifra për këtë raportim.

Sipas medieve të huaja, ish-kryebashkiaku Bill de Blasio u përpoq të publikonte ligjin, të quajtur Programi Ajror i Ankesave të Qytetarëve, në ditët e tij të fundit në detyrë, derisa ai shtynte axhendën e tij për klimën.

Ja si funksionon. Qytetari duhet të gjejë një automjet komercial që është i ndezur. Nëse është në një zonë shkolle, incizojeni për një minutë. Nëse nuk është në një zonë shkolle, regjistrojeni atë për tre minuta.

Më pas qytetari duhet të ngarkojë pamjet në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit të qytetit, së bashku me një deklaratë. Pronari i automjetit mund të gjobitet me 250 dollarë ose më shumë. Qytetari që raporton këtë fiton 87.50 dollarë, ose një të katërtën e secilës gjobë të lëshuar.

Është bërë një ditë pagese mjaft fitimprurëse për njujorkezët si Donald Blair. Ai raportoi kamionët dhe autobusët në Brooklyn dhe u pagua 55 mijë dollarë. Ai do të fitojë edhe 70 mijë dollarë të tjera.

Shuma e kombinuar e Blair-it prej 125,000 dollarësh është më e shumta që një njujorkez i vetëm ka fituar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat