Mercedes-Benz SL65 AGM Black Serie i prodhuar në 2019, ka vetëm 30 mijë të kaluara – por po shitet për 336 mijë dollarë

Auto

Mercedes-Benz SL65 AGM Black Serie i prodhuar në 2019, ka vetëm 30 mijë të kaluara – por po shitet për 336 mijë dollarë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Mercedes-Benz AMG GT Black Series, pa dyshim se është një veturë “brutale”, por tani në treg është shfaqur modeli më i vjetër për të cilin të gjithë ëndërrojnë.

Fjala është për modelin SL65 AMG që shitet në SHBA, e çmimin që pronari e ka vënë është 336 mijë dollarë.

E derisa AMG GT Black Series është i fokusuar në performansa në pistë, ai më i vjetri SL65 AMG Black Serie është më shumë i orientuar në fuqi motorike, pavarësisht komponentëve të modelit AMG GT.

Shumë do të thoshin se është një kombinim i përkryer i agresivitetit dhe stilit. Një njësi e tillë është ofruar një shitje në SHBA, me një çmim prej 336 mijë dollarë.

SL65 AMG është prodhuar në vitin 2009, e deri më tani ka vetëm 30 mijë kilometra të kaluara. Pronari i ri do të merr dokumentacionin e plotë – përfshirë këtu atë të servisit. Mercedes-Benz kishte prodhuar vetëm 350 njësi të këtij modeli, e 175 ishin dedikuar për tregun amerikan.

Veturën e vë në lëvizje motori 6 litërsh V12 twin-turbo që prodhon 661 kuaj-fuqi, e ka të montuar edhe ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi. Fuqia motorike bartet në të katër rrotat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat