Policia e një qyteti në Arkansas, tërë vitin nuk do të shqiptojnë tiketa për tejkalim të shpejtësisë

Auto

Policia e një qyteti në Arkansas, tërë vitin nuk do të shqiptojnë tiketa për tejkalim të shpejtësisë

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Policia amerikane në qytetin e vogël Menifee në Arkansas, ku jetojnë vetëm 274 banorë, për një vit nuk do të mund të shqiptojë tiketa për tejkalim të shpejtësisë.

Arsye “për këtë ndalesë” është fakti që policia e Manifee tashmë ka shqiptuar më shumë tiketa nga viti 2018.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 janari i vitit 2018 e deri më 24 gusht 2022, janë shqiptuar 2.318 tiketa për tejkalim shpejtësie, e për këtë Menifee ka shënuar një rritje të hyrave.

THV11 raporton se gjatë vitit 2020 të hyrat në Manifee janë rritur për 120 mijë dollarë vetëm nga shqiptimi i tiketave për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë – që është 50 për qind e të hyrave totale të Menifee.

Megjithatë, Arkansas ka një ligj që të hyrat nga tiketat e shqiptuara për mosrespektim të rregullave në trafik, nuk guxojnë të tejkalojnë shifrën prej  30 për qind të të hyrave totale.

Kështu policia në këtë qytet amerikan, gjatë periudhës njëvjeçare nuk mund të shqiptojë tiketa tjera për shkeljet që bëhen në trafik.

Kryetari i Manifee pretendon se policia është urdhëruar të tolerojnë shpejtësinë më të madhe prej 16 kilometra në orë se sa që parashihet me ligj, por ata deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai gjithashtu theksoi se rritja e të hyrave gjatë vitit 2020, është si rezultat i pagesave që janë bërë për dënimet më të vjetra.

E pavarësisht të gjitha këtyre, policia lokale më nuk guxon të ndëshkojë shkelësit për tejkalim shpejtësia, e kjo ndalesë do të zgjasë një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat