Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Më: 5 maj 2024 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policisë suedeze iu deshën plot 40 kilometra për të zgjuar shoferin që e kishte zënë gjumi pas timonit të një Tesla.

Shoferi i paidentifikuar i Model X u pikas nga një shofer tjetër, i cili dyshoi se kishte parë një veturë Tesla në korsinë e majtë të kalimit, pa sinjalizimin e kthesës të ndezur dhe mjetin që ishte gati të parakalonte.

Kur iu afrua, pa se shoferi ishte pa ndjenja pas timonit. Ai thirri policinë dhe patrulla mbërriti në kohë rekord, por oficerët nuk dinin si ta zgjonin.

Ata nuk ishin në gjendje të shtynin apo drejtonin veturën, por më në fund shoferi u zgjua vetë. Ai ishte aq i frikësuar sa që papritmas goditi timonin dhe për pak sa nuk goditi automjetin e policisë.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua dhe shoferi i Tesla më vonë shpjegoi se ishte i lodhur.

“Më vjen turp, ishte nga lodhja. Kam pasur një Tesla me autopilot, që e bënte vozitjen shumë komode”, tha ai në polici.

Burri përfundimisht u akuzua dhe u dënua për drejtim të pakujdesshëm. Ai tha se nuk kishte fjetur një natë më parë dhe ishte i stresuar sepse i duhej të shkonte me veturë për në punë.

Përdorimi i autopilotit, siç thotë Tesla, kërkon një shofer të matur, i cili duhet të monitorojë trafikun dhe të mbajë duart në timon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat