BMW zbulon konceptin Skytop

Auto

BMW zbulon konceptin Skytop

Më: 25 maj 2024 Në ora: 22:21
BMW

BMW pëlqen të zbulojë koncepte veturash.

E as këtë vit nuk është ndryshe, me markën gjermane që ka zbuluar konceptin Skytop, një coupe kjo me dy ulëse dhe pa çati.

“BMW Skytop është një dizajn vërtet unik”, tha Adrian van Hooydonk, kreu i grupit të dizajnit të BMW-së.

Image
BMW

“Ai ofron një kombinim të dinamikës së drejtimit dhe elegancës në nivelin më të lartë, të krahasueshëm me paraardhësit e tij historikë, si BMW Z8 ose BMW 503”, shtoi Hooydonk.

Bëhet e ditur se Skytop për,ban një motor V8 4.4 litërsh me 617 kuaj fuqi.

Image
BMW

Marka nuk ka dhënë tjetër specifikë teknike ose të performancës, megjithatë hamendësohet se modeli i ri do të përdor një transmision automatik me tetë shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat