Epoka e “motorëve të fuqishëm” po mbaron, konsumatorët fokusohen tek dizajni dhe teknologjia – thotë zv/presidenti i Ford

Auto

Epoka e “motorëve të fuqishëm” po mbaron, konsumatorët fokusohen tek dizajni dhe teknologjia – thotë zv/presidenti i Ford

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Ford mendon se ditët kur motorët me djegie të brendshme ishin thelbësorë për makinat po i përkasin së kaluarës.

Në një konferencë, zv/presidenti John Lawler tha se konsumatorët nuk e konsiderojnë më motorin si dikur, pasi prioritetet tani janë dizajni, siguria dhe teknologjia në automjete.

“Nuk mendoj se konsumatorët mendojnë për sistemet e fuqisë siç bënin 30 vjet më parë. Atëherë, motorët me djegie të brendshme përcaktonin çfarë ishte një automjet – fuqinë në kuaj, përmasat e motorit, çift rrotulluesin dhe çdo gjë tjetër për makinën. Mendoj se shumë nga kjo rëndësi ka humbur sot”.

Rregulloret për emetimet po detyrojnë prodhuesit të reduktojnë madhësinë e motorëve, duke bërë që makina me motor të madh të jetë më pak tërheqëse.

SUV-të po dominojnë tregun, dhe blerësit e tyre i japin rëndësi veçorive të tjera, jo vetëm motorit.

Megjithatë, teknologjitë e reja si hibridet sportive dhe karburantet sintetike mund të mbajnë gjallë motorin me djegie për pak kohë.

Në Evropë, nga viti 2035 makinat e reja me motor të brendshëm do të ndalohen, duke shënuar fundin e një epoke. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat