Mbërrijnë mbi 2 mijë ton ndihma britanike në Gaza, përfitojnë mbi 275 mijë njerëz

Azia

Mbërrijnë mbi 2 mijë ton ndihma britanike në Gaza, përfitojnë mbi 275 mijë njerëz

Më: 20 mars 2024 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur se paketa e ndihmës britanike, më e madhja deri më tani, ka mbërritur në Gaza.

Sipas njoftimit, më shumë se 2 mijë ton ndihma ushqimore kanë hyrë në Gaza përmes korridorit tokësor jordanez, teksa thuhet se ndihmat po shpërndaheshin nga Programi Botëror i Ushqimit, ku nga kjo paketë do të përfitojnë më shumë se 275 mijë njerëz.

Bëhet e ditur se paketa e ndihmave përfshin grurë, vakte të nxehta dhe pako ushqimore të gatshme.

“Pakot ushqimore do të përdoren për të ushqyer më shumë se 275 mijë njerëz në Gaza. Çdo pako ushqimore është projektuar për një familje prej pesë anëtarësh dhe përbëhet nga perime të konservuara, mishm peshk dhe hurma. Paketa mund të plotësojë gjysmën e nevojave ditore të kalorive të familja për 15 ditë”, tha Ministria e Jashtme britanike, shkruan CNN.

Pakoja e ndihmave ushqime i shtohet grupit të ndihmave prej 150 tonësh të financuara Britania e Madhem, e që përfshijnë batanije dhe tenda, të cilat arritën të mërkurën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat