Sulm me thikë në një spital në Kinë, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Azia

Sulm me thikë në një spital në Kinë, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Më: 7 maj 2024 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në Kinën Jugperëndimore. Sulmi ndodhi rreth orës 11:37 me kohën lokale në Spitalin Popullor Zhenxiong në provincën Yunnan.

Imazhet e publikuara nga mediat kineze treguan një burrë në të zeza, duke mbajtur thika në të dyja duart brenda spitalit. Policia tha se i dyshuari është nga qyteti Poji në Zhenxiong. Nuk dihet nëse ai ishte arrestuar.

“Aktualisht, të plagosurit po marrin trajtim në spital. Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë. Autoritetet u kanë thënë banorëve dhe tregtarëve në lagje që të “kyçin dyert e tyre” dhe “të shmangin kontaktet me persona të panjohur”, sipas gazetës kineze Hongxing News.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thikë vitet e fundit. Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë, i cili kishte pasur probleme të shëndetit mendor, sulmoi njerëzit në rrugë në një lagje banimi në Yunnan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat