Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, 13 të vrarë

Azia

Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, 13 të vrarë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:39
Rrënojat e një ndërtese pas një bombardimi izraelit në Nuseirat, Gaza

Një zëdhënës i Spitalit Al-Aksa ka thënë se një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Gazës ka vrarë të paktën 13 palestinezë.

Mbrojtja Civile në Gaza tha në një deklaratë se sulmi goditi një ndërtesë katërkatëshe që strehonte të paktën 100 njerëz të zhvendosur nga lufta, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se ndërtesa u godit pas mesnatës, derisa njerëzit ishin duke fjetur.

Ndërkaq, numri i viktimave pritet që të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat