Xhihadi Islamik pëson humbje, ushtria izraelite vret një komandant

Azia

Xhihadi Islamik pëson humbje, ushtria izraelite vret një komandant

Më: 18 maj 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Gjatë në bastisjes izraelite në Jenin u vra komandanti i batalionit lokal të Xhihadit Islamik. IDF e bëri të ditur këtë pas sulmit ajror në një “qendër operacioni” në qytetin e pushtuar në Bregun Perëndimor.

“Një numër terroristësh të rëndësishëm ishin brenda kompleksit,” tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë të postuar në Telegram.

Sulmi u krye me një avion dhe një helikopter dhe viktima është Islam Khamayseh, një “terrorist i nivelit të lartë në kampin Jenin” përgjegjës për një seri sulmesh në zonë.

Brigada Al-Quds, krahu i armatosur i grupit militant të Xhihadit Islamik Palestinez, konfirmoi në një deklaratë se Khamayseh u vra dhe 8 të tjerë u plagosën në bastisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat